Bota

Zaev në Bruksel: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po tregojnë më shumë vlera evropiane se sa vetë BE-ja   

19 Maj 2021, 20:57 Nga DOSJA
Zaev në Bruksel: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po tregojnë

BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur në Bruksel se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të hapin negociatat me Bashkimin Evropian. Politico shkruan se Zaev është shprehur se të dyja këto vende kanë bërë shumë sakrifica si dhe meritojnë që të bëhet hapi tjetër në rrugëtimin në BE. Zaev gjithashtu është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po tregojnë më shumë vlera evropiane se sa vetë BE-ja.

“Zhgënjimi që është paraqitur në 5-6 muajt e fundit mund të kthehet me një mesazh të fuqishëm për zgjerimin me vendet që e meritojnë, kurse RMV-ja dhe Shqipëria me të vërtetë meritojnë ta bëjnë hapin e ardhshëm. Kaq shumë sakrifica. Dhe pas kësaj BE nuk hap negociatat? Ky është një problem. Ne tregojmë më shumë vlera evropiane dhe sjellje evropiane sesa BE”, tha Zaev.

Ditën e djeshme gjatë liderat e Ballkanit Perëndimor u takuan në Bruksel me ftesë të shefit të diplomacisë së BE-së, Josef Borrell. Ata kanë biseduar në lidhje me situatën në rajon e Ballkanit Perëndimor si dhe për marrëdhëniet mes vendeve.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hapja e negociatave per maqedonine e veriut dhe shqiperine zoran zaev hapja e negociatave per maqedonine e veriut dhe shqiperine zoran zaev

Sondazh

Poll