Bota

Gjermania i dhuron 150,000 teste të shpejta antigjen COVID-19 Kosovës, ambasadori Jörn Rohde: Jemi në krahun tuaj

19 Maj 2021, 18:33 Nga DOSJA
Gjermania i dhuron 150,000 teste të shpejta antigjen COVID-19 Kosovës,

GJERMANI-  Gjermania i ka dhuruar 150,000 teste të shpejta antigjen COVID-19 Kosovës për të mbështetur sistemin e kujdesit shëndetësor në luftën kundër pandemisë COVID-19. Mediat e huaja raportojnë se donacioni u paraqit nga ambasadori Jörn Rohde tek Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

“Virusi është akoma shumë i pranishëm në shoqëritë tona dhe mbetet një kërcënim. Përkundër një rënie të infektimeve të zbuluara ditore në Kosovë dhe gjetkë, ne duhet të ndjekim udhëzimet e higjienës në mënyrë që të mbrojmë ata më të prekshmit. Gjermania mbetet në krah të Kosovës dhe vazhdon të mbështesë përgjigjen e qeverisë COVID-19,“-tha Rohde.

Ndërkohë Arben Vitia falenderoi qeverinë e Gjermanisë për mbështetjen dhe tha se megjithëse shkalla e infeksioneve ditore është stabilizuar, pandemia mbetet një sfidë.

“Kjo mbështetje do të ndihmojë të gjithë ne që të ecim përpara me kujdes dhe paralel me testimin dhe gjurmimin e rasteve, të rrisim numrat e vaksinimit pasi objektivi ynë për të vaksinuar 60 përqind të qytetarëve deri në fund të vitit 2021 mbetet një fokus kryesor,“-tha ai.

Testet e shpejta të antigjenit për COVID-19 vlejn mbi 600.000 euro dhe synon të mbështesë sistemin shëndetësor  kosovar në luftën kundër përhapjes së Covid-19.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 000 teste antigjen arben vitia covid-19 gjermania i dhuron kososves 150 jorn rohde 000 teste antigjen arben vitia covid-19 gjermania i dhuron kososves 150 jorn rohde

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 16:41

Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

MALI I ZI- Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, thotë se ai ka informuar partnerët ndërkombëtarë të Malit të Zi, duke përfshirë SHBA-në, se ...