Bota

Ministria e Jashtme në Kosovë i kërkon Osmanit të heqë nga puna të gjithë ambasadorët: Largo ata që janë emëruar poli

19 Maj 2021, 19:04 Nga DOSJA
Ministria e Jashtme në Kosovë i kërkon Osmanit të heqë

KOSOVË- Ministria e Jashtme në Kosovë i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani që të heqë nga puna të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.

Telegrafi shkruan se të gjithë ambasadorët e emëruar politikisht duhet të falenderohen për punën e tyre si dhe të hiqen nga postet diplomatike që kanë. Në njoftimin e MJPD-së gjithashtu bëhet e ditur se Ministrja Donika Gërvalla do të mbajë një deklaratë për shtyp ditën e nesërme.   

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ndërkohë që më lidhje me këtë propozim ende nuk ka një reagim nga ana e Presidentes Osmani.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla ministria e jashtme propozon heqjen e ambasadoreve te kosoves vjosa osmani donika gërvalla ministria e jashtme propozon heqjen e ambasadoreve te kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 16:41

Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

MALI I ZI- Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, thotë se ai ka informuar partnerët ndërkombëtarë të Malit të Zi, duke përfshirë SHBA-në, se ...