Bota

Shembet formacioni shkëmbor historik i ‘Harkut të Darvinit’ në ishujt Galápagos, shkak bëhet erozioni

19 Maj 2021, 19:12 Nga DOSJA
Shembet formacioni shkëmbor historik i ‘Harkut të

ISHUJT GALAPAGOS-Një nga formacionet më të famshme shkëmbore në ishujt Galapagos Harku i Darvinit, është shembur si pasojë e erozionit natyror.

Lajmi i shembjes është bërë i ditur nga ministria e Mjedisit në Ekuador, cila ka publikuar disa foto pjesa veriore e arkipelagut është shembur.

Si pasojë erozionit natyror Harku i Darvinit është shembur. Harku i Darvinit është krijuar nga gurë natyror që dikur kanë qenë pjesë e ishullit Darvin, i cili nuk është i vizitueshëm”, shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë.

Formacioni kishte marrë emrin e shkencëtarit britanik Charles Darwin, i cili ka vizituar ishujt prej vitit 1835 dhe besohet se ka krijuar aty teorinë e tij të evolucionit pas studimit të zogjve të Galápagos. Ishujt Galápagos janë pjesë e trashëgimisë botërore të Unesco që prej vitit 1978, teksa flora e fauna është unike dhe pjesë rezervës së biosferës.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota harku i darvinit ishujt galapagos harku i darvinit ishujt galapagos

Sondazh

Poll