Bota

LAJM I MIRË! Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

19 Maj 2021, 20:42 Nga DOSJA
LAJM I MIRË! Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, Giles Portman, i cili e përgëzoi atë për detyrën. Telegrafi shkruan se gjatë takimit ai vuri në dukje se zhvillimet e fundit politike në vend paraqesin një kthesë për zhvillime të reja.

Ndërkohë që Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës që nga periudha e luftës, duke përfshirë angazhimin në kuadër të NATO-së, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që nga shpallja e pavarësisë. Ajo tha se, Mbretëria e Bashkuar mbetet një prej partnerëve dhe aleatëve më strategjik për vendin tonë.

Presidentja Osmani theksoi që institucionet e vendit janë të gatshme të angazhohen në hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe fuqizimin e atyre ekzistues, si dhe ka vënë theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes, sigurisë, shkëmbimeve tregtare, arsimit, si dhe angazhimin e përbashkët për avancimin e axhendës së gjelbër.

Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në këtë drejtim, teksa Portman ritheksoi se Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e plotë e të ardhmes së Republikës së Kosovës në NATO, gjë që do të kontribuojë në stabilitet dhe siguri në rajon dhe përtej. Ai shprehu mbështetjen e Britanisë së Madhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora giles portman vjosa osmani giles portman vjosa osmani

Sondazh

Poll