Politike

Berisha ‘non grata’, Zogaj: Shpreh keqardhje, SHBA ka marrë shumë kohë për këtë vendim, janë menduar mirë

20 Maj 2021, 05:57 Nga DOSJA
Berisha ‘non grata’, Zogaj: Shpreh keqardhje, SHBA ka marrë

TIRANË– Analisti Preç Zogaj është shprehur në lidhje me vendimin e SHBA për shpalljen non-grata të Sali Berishës, se është paralajmëruar me kohë e se nuk është marrë me ngut. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ai komentoi dhe deklaratën e Berishës pas vendimit të DASH dhe tha se ish-Kryeministri në reagimin e tij më shumë i është drejtuar publikut dhe jo SHBA-së.

Sigurisht që Berisha e di si funksion ky instrument i shpalljes “non grata”, por ai ka bërë një komunikim me opinionin me publikun dhe jo një përgjigje për atë që ndodhi. Kjo është një goditje shumë e rëndë, është një goditje në majë. Kjo nuk do të jetë përgjigja e vetme. Është paralajmëruar me kohë. Të them të drejtën e përjashton 100% për atë që thonë se është një vendim i marrë me ngut. Unë kam mendimi ne kundërt dhe them se SHBA është menduar shumë për këtë, pasi Sali Berisha është një njeri që ka punuar shumë me ta”, u shpreh Zogaj.

Më tej analisti analizoi tekstin e Sekretarit Blinken dhe tha se vendimi për Berishën është marrë për periudhën që ai ka qenë në qeveri, por dhe për aktivitetin në vitet e fundit në opozitë.

Teksti i Sekretarit të Shtetit është shumë i qartë. Pjesa e parë është për periudhën kur ai ka qenë kryeministër, ndërsa pjesa e dytë është për qëndrimet e Berishës për Reformës në Drejtësi”, u shpreh ai duke vijuar më tej: Kjo të ngjall keqardhje, është më e pakta që mund të thuhet. Ky nuk është dënim penal, është një dënim penal”, tha analisti.

Çfarë ndodhi dje?

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi ditën e djeshme zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike preç zogaj sali berisha shpallet non-grata preç zogaj sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll