Politike

Deklarata e fortë! Agim Nesho tregon si shkoi zyrtari i PS-së i shpallur non-grata nga SHBA shkoi dhe u ul pranë motrës së

19 Maj 2021, 21:01 Nga DOSJA
Deklarata e fortë! Agim Nesho tregon si shkoi zyrtari i PS-së i

TIRANË– Ish-ambasadori Agim Nesho ka treguar se si një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste në kohën e qeverisjes nga Fatos Nano ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse ishte shpallur non-grata.

I ftuar në “Opinion”, Nesho tha se ishte vetë Nano ai që e thirri në zyrë dhe i kërkoi ta zgjidhte situatën sepse zyrtarit të lartë nuk i jepej viza. Nesho tha se ishte ai vetë që zhvilloi një takim me Bob Dole dhe ia doli që zyrtari i shpallur i padëshiruar të shkonte në SHBA dhe madje të ulje pranë motrës së George Bush.

“Për ta bërë më konkrete kam dy raste të pastra. Para disa kohësh një zyrtari të lartë të Shqipërisë nuk i jep viza për në SHBA. Më thirri Nano e më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh këtë. Kam qenë personalisht atje dhe kam bërë takimet. Ccova ftesë personale dhe ky personi non-grata u ul me motrën e Bush. Nga PS-ja në Kongresin Amerikan. Tani ështën ë pozicione të larta. Nuk dua të them emra, nuk merrem me njerëzit,”- tha Nesho.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agim nesho sali berisha shpallet non-grata agim nesho sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll