Politike

Bëjnë paqe! Rama ulet në tavolinë me Kurtin në Bruksel, kryeministri i Kosovës: U takuam miqësisht, pa protokoll

19 Maj 2021, 20:43 Nga DOSJA
Bëjnë paqe! Rama ulet në tavolinë me Kurtin në Bruksel,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti. Pas intervistave të njëra pas tjetrës, në të cilat Rama refuzonte të përgjigjet për marrëdhënien e tij me Kurtin, dyshja siç duket ka bërë paqe. 

Takimi mes tyre është zhvilluar në Bruksel, para darkës me liderët e Ballkanit Perëndimor që u shtruar nga Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë Joseph Borell. Takimin e ka bërë me dije Kurti me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook. 

Sipas Kurtit, takimi i tij me Ramën ka qenë në mënyrë miqësore, për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve, Shqipërisë e Kosovës.

Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona. Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj,”- shkruan Kurti.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti edi rama rama takon kurtin ne bruksel albin kurti edi rama rama takon kurtin ne bruksel

Sondazh

Poll