Politike

Kuvendi i Shqipërisë! Diskutohet shpallja non-grata e Sali Berishës, Balla: Lajm i bukur! Ralf Gjoni: Do merremi me ujkun pot

20 Maj 2021, 05:40 Nga DOSJA
Kuvendi i Shqipërisë! Diskutohet shpallja non-grata e Sali

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur seancën e radhës plenare ditën e sotme. Çështja e ditës e cila u diskutua më së shumti nga të gjithë deputetët ishte shpallja non-grata e Sali Berishës nga SHBA.

Seanca e sotme ka nisur me një kërkesë të Kujtim Gjuzit i cili ka dashur që të marrë një informacion më të detajuar për situatën aktuale. Ai kerkoi një paraqitje të Berishës për akuzën që i ka bërë Xhorxh Soros ndaj veprimeve të tij në Beograd. Ruçi u shpreh se nuk mund të bëhet një interpelancë me ish kryeminstra apo me presidentë.

Ministrja Elisa Spiropali tha se i vjen keq që ish-kryeministri Sali Berisha ka mbushur botën me lajme për shpalljen non-grata në SHBA. Ajo u shpreh se ndjen keqardhje që Berisha ka hyrën në jetën e ndryshimit të demokracisë si një shqiponjë dhe po del i turpëruar.

Për këtë çështje, Ralf Gjoni tha se disa prej deputetëve e dinin se Berishës nuk i lejohej që të shkonte në SHBA. Gjoni përdori shprehjen “ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë”. Ai shtoi se akti është i rëndë dhe domethënës, duke thënë se duhet t’i merret pasuria çdokujt që ia ka vjedhur atë shqiptarëve.  Ndërsa për Taulant Ballën ky është një lajm i bukur dhe shumë i rëndësishëm që nuk duhet komentuar më shumë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seanca plenare 20 maj 2021 seanca plenare 20 maj 2021

Sondazh

Poll