Politike

Berisha u shpall non-grata, Bushati: Shantazh për Bashën, është përballë një zgjedhjeje të vështirë

19 Maj 2021, 20:39 Nga DOSJA
Berisha u shpall non-grata, Bushati: Shantazh për Bashën,

TIRANË– Analisti Andi Bushati e ka quajtur një shantazh ndaj kryedemokratit Lulzim Basha vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non-grata ish-kryeministritn Sali Berisha.

I ftuar në “Open”, Bushati tha se Basha duhet të ishte ndarë nga Berisha që në vitin 2013, dhe se tashmë është përballë një zgjedhjeje të vështirë, të zgjedhë ish-kryeministrin apo SHBA-të.

“Unë mendoj që Lulzim Basha duhet të ishte distancuar që në 2013 nga Sali Berisha. Sot nuk distancohet dot. Ky vendim është shantazh për Lulzim Bashën, jo për një pensionist. Për të kuptuar këtë deklaratë që vjen pas zgjedhjeve, duhet të shohim kuadratin e madh. Basha pretendon se ka pasur masakër elektorale, vjedhje e zgjedhjeve. Kush ka qenë frika? Prishja e status quosë dhe radikalizimi i opozitës. Kush kanë qenë faktorët? Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata që po goditen më shumë. Si mund të gjykosh një parti, lideri i së cilës nuk ka qëndrim. Basha është para një zgjedhjeje, do bëhet me Berishën apo Amerikën,”- tha Bushati.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andi bushati sali berisha shpallet non-grata andi bushati sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll