Politike

A mund të apelohet vendi i DASH për shpalljen ‘non grata’? Gazetarja e VOA: Nuk ka asnjë shans, Blinken e mori vesh vetë

19 Maj 2021, 21:00 Nga DOSJA
A mund të apelohet vendi i DASH për shpalljen ‘non grata’?

TIRANË– Gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci, tha se vendimet e marra nga Departmaneti Amerikan i Shtetit nuk apelohen pasi nuk janë vendime gjykate.

Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Kostreci tha se vendimi është marrë shumë kohë më parë dhe kjo do të thotë që DASH ka siguruar informacione ndër vite. Për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Kostreci tha se ai vetë e ka marrë vesh vetëm pak çaste para se ta bënte publik vendimin.

“Vetëm në kuptimin që disa veta e kanë përmendur një gjë të tillë. Por me ata persona që ne kemi komunikuar na është thënë që vendimi nuk është marrë sot për nesër, kjo do të thotë që vendimi është marrë kohë më para. Nuk është vendim gjykate, nuk ka si të apelohet. Mund të përpiqesh ta bësh, por përderisa është përfolur se një gjë e tillë për këtë rast, do të thotë se informacioni është mbledhur për një kohë të gjatë. Mendja ta do që një Sekretar Shteti ka informacione të shumta. Shumë nga ata që janë vënë në lista të tilla e kanë kundërshtuar,”- u shpreh Kostreci.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike keida kostreci sali berisha shpallet non-grata keida kostreci sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll