Bota

Vrasja që tronditi Pejën, arrestohet profesori një ditë pas krimit, djali e mbron: Do e kishte qëlluar viktima, por s’i p

19 Maj 2021, 17:10 Nga DOSJA
Vrasja që tronditi Pejën, arrestohet profesori një ditë pas

KOSOVË- Dy djemtë e protagonistëve (autorit dhe viktimës)që tronditën ditën e djeshme qytetin e Pejës kanë treguar versionin e tyre të historisë. Djali i autorit të vrasjes Xhevdet Januzaj, është shprehur se e gjithë ngjarja është një tragjedi, por i ka dalë në krahë babait të vetë, duke thënë se Gëzim Kastrati nxori armën fillimisht për të qelluar, por që ju bllokua pistoleta. Në lidhje me fillesën e ngjarjes djali i Jonuzajt ka thënë se e gjithë ngjarja ka qenë e inskenuar nga drejtoresha e shkollës, ku babai i tij punonte.

Nga krahu tjetër, djali i Gëzim Kastratit ka thënë se ngjarja e ka fillesën në vitin 2019, ku Jonuzaj, i cili punonte si mësues ka ngacmuar motrën e tij 13-vjeçare seksualisht. Ai është shprehur se pasi kanë bërë denoncimin në polici, kanë marrë shumë kërcënime nga të afërmit e mësuesit, në mënyrë që ta tërheqin atë mbrapsht. Sa për ngjarjen ai tha se Jonuzaj pasi doli nga burgu i vrojtonte ata dhe se donte që të hakmerrej për padinë që ata i bënë.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar Januzajn rreth orës 20:10.

Por si filloi ngjarja ?

Ngjarja e ka nisjen në vitin 2019, kur Januzaj u transferua nga Prizëreni në Pejë si mësues. Ai ka ngacmuar seksualisht vajzën 13-vjeçare të Gëzim Kastratit, gjë që e cila kishte edhe indicjen e parë të sherrit mes familjeve. Kastrati e ka denoncuar në polici Januzajn, i cili u dënua me mbi 3 vite burg, por doli më pas për shkak të ankesave për mos patje prova.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në një lokal në Pejë, ku Kastrati po pinte kafe. Sipas njpftimit të policisë të dy personat nxorën armën për t’i rënë njëri-tjetrit, ndërkohë që vetëm Januzajt i është shkrepur arma.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gezim kastrati xhevdet januzaj. gezim kastrati xhevdet januzaj.

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 16:41

Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

MALI I ZI- Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, thotë se ai ka informuar partnerët ndërkombëtarë të Malit të Zi, duke përfshirë SHBA-në, se ...