Bota

Vrasja në Pejë, flet djali i autorit: Kjo është e tmerrshme, ka ndodhur për 30 sekonda

19 Maj 2021, 17:59 Nga DOSJA
Vrasja në Pejë, flet djali i autorit: Kjo është e tmerrshme,

KOSOVË- Djali i Xhevdet Januzajt, i cili vrau ditën e djeshme Gëzim Kastratin me 7 plumba në një lokal të Pejës ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. I pyetur nga Sinjali.com, djali i autorit është shprehur se kjo gjë është e tmerrshme dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 30 sekondave.   

“Për mu o tmerr kjo, po të kallxoj shpirtnisht. Ai i ka shku babës në tavolinë derisa ka qenë t’u pi kafe. 30 sekonda ka folë edhe e ka nxjerrë armën por s’i ka shkrep edhe baba e ka nxjerrë armën e vet, që e ka pasë me leje dhe ka gjujtë,” tha ai.

Ai gjithashtu ka treguar historinë së si ishte nisja e sherrit mes dy familjeve, ku për të gjithë ngjarjen ja ka hedhur fajin drejtoreshës së shkollës, ku punonte Januzaj. Ai ka thënë se e gjithë kjo ngjarje ka qenë e skenuar nga drejtoresha, ndërkohë që më vonë tha se rasti i babait të tij u kthye për rigjykim në gjykatë për shkak të ankesave të shumta.    

“Mua nana më ka vdekë para 7 vitesh prej kancerit. Ne kemi jetu në Prizren. Babës më pas iu është ofru një punë në Pejë edhe ka shku aty me punu. Sa ka nejtë në Pejë është njoftuar me S.M (drejtoreshë e një shkolle në Pejë) dhe janë martu. Ajo e ka inskenu këtë ngjarje. Babai ka punu në një shkollë fillore në Pejë, ku ka qenë nxënëse vajza e të ndjerit. Ajo (drejtoresha) e ka bo me qëllim se e ka shti babën në punë. Baba ka qenë i dënuar për “sulm seksual” po rasti është kthy në rigjykim mas ankesave”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në një lokal në Pejë, ku Kastrati po pinte kafe. Sipas njpftimit të policisë të dy personat nxorën armën për t’i rënë njëri-tjetrit, ndërkohë që vetëm Januzajt i është shkrepur arma. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gezim kastrati xhevdet januzaj. gezim kastrati xhevdet januzaj.

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 16:41

Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

MALI I ZI- Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, thotë se ai ka informuar partnerët ndërkombëtarë të Malit të Zi, duke përfshirë SHBA-në, se ...