Bota

Donald Trump ‘nën presion’, Prokuroria e New York fillon hetimin kriminal ndaj Organizatës Trump

19 Maj 2021, 17:03 Nga DOSJA
Donald Trump ‘nën presion’, Prokuroria e New York fillon

SHBA- Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit New York thotë se hetimi i saj i Organizatës Trump tani është kriminale. The guardian raporton se presioni është rritur mbi Trump mes hetimit penal të biznesit të tij.

Hetimi i Donald Trump ka qenë në progres që nga viti 2019, por së fundmi i është shtuar një hetim për kapacitetin kriminal , për të cilin ish-presidenti i SHBA-së ka thënë se është i motivuar politikisht. Në mënyrë domethënëse, zyra e prokurorit të përgjithshëm të shtetit New York do të punojë me prokurorin e rrethit Manhattan, i cili ka hetuar biznesin e ish-presidentit për më shumë se dy vjet.

 “Tani ne jemi duke hetuar në mënyrë aktive Organizatën Trump në një kapacitet kriminal, së bashku me Manhattan DA,”- tha një zëdhënës i Letitia James, Prokurori i Përgjithshëm i shtetit New York.

Hetimi dy-vjeçar i James ka përfshirë shikimin nëse Organizata Trump ka fryrë në mënyrë të pahijshme pasuritë në pasqyrat financiare për të marrë hua dhe përfitime të tjera dhe si janë paguar punonjësit.

Ndërkohë, zyra e Manhattan DA ka thënë në regjistrat gjyqësorë se po heton sjellje të mundshme të gjera dhe të zgjatura kriminale në Organizatën Trump duke përfshirë falsifikimin e regjistrave të biznesit dhe mashtrimet e taksave dhe sigurimeve.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump ne hetim kriminal letitia james zyra e manhattan da donald trump ne hetim kriminal letitia james zyra e manhattan da

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 16:41

Nik Gjeloshaj: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

MALI I ZI- Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, thotë se ai ka informuar partnerët ndërkombëtarë të Malit të Zi, duke përfshirë SHBA-në, se ...