Bota

Dyshohej si pjesëmarrës i sulmit terrorist në Vjenë, 16-vjeçari kosovar lirohet nga paraburgimi

19 Maj 2021, 16:31 Nga DOSJA
Dyshohej si pjesëmarrës i sulmit terrorist në Vjenë,

VJENË-Një 16-vjeçar kosovar, i cili fillimisht dyshohej të ishte i përfshirë në sulmin terrorist të 2 nëntorit, u lirua nga paraburgimi të martën pasdite. Mediat e huaja raportojnë se pas hetimeve të policisë austriake, nuk u arrit të vërtetohetqë i riu ishte përfshirë në sulmin terrorist ku humbën jetën 4 persona.

Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës, edhe me ndihmën e Europol-it, nuk ishte në gjendje të zhbllokonte kodin e telefonit celular të të riut shqiptar kosovar.

Sipas autoriteteve austriake 16-vjeçari nuk ishte i gatshëm për të bashkëpunuar dhe ishte gjithmonë i heshtur gjatë marrjes në pyetje.

Sidoqoftë, meqenëse ekziston ende dyshimi se ai është një anëtar i ISIS, atij iu vendos një program i ngushtë deradikalizimi sipas të cilit i riu kosovar duhet të jetojë me prindërit në Vjenë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 16 vjecari kosovar i dyshuar si pjestar ne sulmin terrorist ne vjene europol isis 16 vjecari kosovar i dyshuar si pjestar ne sulmin terrorist ne vjene europol isis

Sondazh

Poll