Aktualitet

EMRAT/ Vranë shqiptarin në 2019-tën, dy bashkëkombasit bien në pranga pas tre vitesh arratisje, njëri në Holandë e tjetr

19 Maj 2021, 12:07 Nga DOSJA
EMRAT/ Vranë shqiptarin në 2019-tën, dy bashkëkombasit bien

ITALI– Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë, njëri në Itali dhe njëri në Holandë, pasi akuzohen se kanë vrarë bashkëkombasin e tyre tre vite më parë, Ervin Karafilin.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në 28 tetor të vitit 2019 në Isola Rizzi në provincën e Veronës, ku viktima 34-vjeçar është qëlluar me pistoletë në kokë dhe ndërroi jetë në vend.

Me ndihmën e policisë holandeze është arrestuar pas tre vitesh kërkim në Ter Apel të Holandës, shqiptari Mirion Nuredini i shpallur në kërkim europian. Shqiptari tjetër i arrestuar me akuzën e vrasjes së qëllimshme është Albert Xibraku 43 vjeç, i cili ra në prangat e policisë në Marmirolo në provincën e Mantovës në Itali.

Mësohet se Albert Xibraku është me origjinë nga Durrësi dhe në Verona ishte pronar i një kompanie ndërtimi.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albert xibraku ervin karafili mirion nuredini albert xibraku ervin karafili mirion nuredini

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2021, 11:39

Lajmi se një e mitur është përdhunuar në grup nga 5 persona në Mirditë, tronditi dje opinionin publik. Babai i vajzës, në një lidhje telefonike për “Shqipëria l...