Aktualitet

I hipur mbi një kalë, veshur si “cowboy”! Ky është i mituri që nxorri në pritë Endri Mustafën, pasioni për hipizimi

19 Maj 2021, 11:59 Nga DOSJA
I hipur mbi një kalë, veshur si “cowboy”! Ky

SHKODËR– I mituri që shihni në foton e mëposhtme është Ergys Malja, 15-vjeçari që nxorri në pritë Endri Mustafën. “JOQ” ka siguruar foto të të miturit, ku bie menjëherë në sy fakti që është i apasionuar pas kuajve, pasion që e ndante me viktimën. Por kali, ditën e Barjamit do të kishte dhe një kuptim tjetër.

Malja, e kishte njoftuar viktimën që të dilte për të shkuar tek Livadhet me të, në momentin që do t’i dërgonte me mesazh një foto kali. Këtë të fundit vetëm 15-vjeçari dhe viktima ia dinin kuptimin. 

Ergys Malja, është një nga të arrestuarit për vrasjen e 32-vjeçarit. Gruaja e të ndjerit, Ingrid Mustafa ka deklaruara para kamerave se vetëm Malja e di se kush është autori i krimit të rëndë. Ishte pikërisht ajo që deklaroi se i mituri ia ka nxjerrë në pritë të shoqin.

Vetë i mituri, Ergys Malja, ka rrëfyer se ka hipur në makinë me Mustafën dhe Edison Arazin.  Më pas, adoleshenti ka treguar se ka zbritur nga makina, kurse Mustafa dhe Arazi janë nisur drejt zonës së Livadheve. Ai shton se ka dëgjuar krisma dhe se kur është kthyer Arazi e ka pyetur për Endri Mustafën, por ai i ka thënë vetëm: Kaq ishte puna ime!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet endri mustafa ergys malja vritet endri mustafa endri mustafa ergys malja vritet endri mustafa

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Maj 2021, 11:39

Lajmi se një e mitur është përdhunuar në grup nga 5 persona në Mirditë, tronditi dje opinionin publik. Babai i vajzës, në një lidhje telefonike për “Shqipëria l...