Politike

Ambasada e SHBA “jehonë” vendimit të DASH për Berishën, vetë Yuri Kim riposton qëndrimin e Blinken

19 Maj 2021, 12:53 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA “jehonë” vendimit të DASH për

TIRANE- Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë jehonë vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit që i ndaloi sot zyrtarisht hyrjen në SHBA, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Vetë ambasadorja Yuri Kim ka ripostuar në Twitter, vendimin e DASH dhe deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

https://t.co/tfe66Yafe7

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 19, 2021

Former President of Albania Sali Berisha’s corrupt acts undermined democracy in Albania. I am publicly designating Berisha and his immediate family members as ineligible for entry into the United States. We remain #UnitedAgainstCorruption with our partners in Albania.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 19, 2021

 

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi sot zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Lajmi kryesor: Sali Berisha shpallet non-grata në SHBA, Sekretari Amerikan i Shtetit e fut bashkë me familjen në listën e zezë: Minoi demokracinë, akuzohet për korrupsion!

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike anthony blinken sali berisha sali berisha shpallet non-grata yuri kim anthony blinken sali berisha sali berisha shpallet non-grata yuri kim

Sondazh

Poll