Bota

Avokatët e Thaçit dhe Veselit: Po i mbani në burg 4 burra, ndërkohë që Prokuroria s’është gati

19 Maj 2021, 11:33 Nga DOSJA
Avokatët e Thaçit dhe Veselit: Po i mbani në burg 4 burra,

HAGË– Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli kanë pasur kritika të ashpra për Prokruroinë, pasi kjo e fundit nuk deklaroi ndonjë datë se kur mund t’i kryejnë hetimet paraprake.

Prosper tha se Prokuroria duhej të ishte gati pasi ka mbi një vit e gjysmë që e ka paraqitur aktakuzën.

Prokuroria ka filluar punën para 5 viteve dhe duhej të ishte gati sepse ata e kanë paraqitur aktakuzën para 1 viti e gjysmë dhe ankohen se kanë punë tjera. Pse po e bëni aktakuzën atëherë? Na keni vënë në një pozitë ku klientët tanë kanë humbur lirinë sepse Prokuroria nuk është gati dhe ne po marrim materialin sipas tekave të tyre. Kjo është shqetësuese për ne dhe shkel të drejtat e njeriut”,- tha ai.

Ai shtoi se ish-krerët e UÇK-së janë privuar nga kërkimi i pafajësisë.

Janë privuar nga prezumimi i pafajësisë. Të gjithë klientët e tyre rrinë larg nga familjet dhe nuk e dinë tërësinë e akuzave, pikërisht për shkak se Prokuroria nuk është gati. Atëherë duhet të mblidhemi dhe ta shqyrtojmë lirimin me kusht për një të ardhme të parashikueshme dhe kur Prokuroria të jetë gati, të mblidhemi”,- tha Prosper.

Edhe Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli u ankua se “Prokuroria është copë-copë në punën e saj”.

Këta burra rrinë në paraburgim kur Prokuroria po e akuzon mbrojtjen. Kjo gjykatë nuk ka juridiksion për të gjykuar ndërmarrje të përbashkët kriminale”,- tha Emmerson.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999./Express.

Lajmi kryesor/ Kosova në Hagë/ Mbyllet konferenca ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, mbrojtja kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK, prokuroria: Në shtator fillon gjykimi

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ben emmerson kadri veseli kosova ne hage pierre richard prosper ben emmerson kadri veseli kosova ne hage pierre richard prosper

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 10:28

GREQI– 36-vjeçari nga Gjeorgjia, i vetmi i arrestuar për vrasjen e Caroline Crouch, është marrë sot në pyetje nga hetuesit. Media greke “Kathimerimi” ka ...

Bota 19 Maj 2021, 09:44

IZRAEL– Prapa skenave, udhëheqësit botërorë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare po punojnë për të provuar dhe ndërmjetësuar një armëpushim. Ndërsa luftimet va...