Bota

Kosova në Hagë/ Mbrojtja kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, prokuroria thotë se në shtator fillon gjykimi

19 Maj 2021, 11:44 Nga DOSJA
Kosova në Hagë/ Mbrojtja kërkon lirimin e ish-krerëve

HAGË– Gjykatësi Nicola Giu ka pyetur ZPS-në nëse mund të japin datë për dorëzimin e dosjes paraprake. Ai ka thënë se data e synuar është mesi i tetorit.

Prokurorja ka thënë se parashtrimi i tyre për hetimet është i pandryshuar.

Sipas Telegrafit, ajo ka thënë se hetimet në përmbushjen e mandatit parashikohen të vazhdojnë dhe kjo nuk do të ndikojë në afatin e paragjykimit.

Ne jemi të vetëdijshëm që do të na kërkohet autorizim gjyqësor dhe kur të dalin materialet shfajësues do t’i nënshtrohen nxjerrjes. Ne jemi në gjendje që këto materiale t’i paraqesim në mesin e tetorit. Ka një ndryshim nga parashikimi që kishim bërë më herët për në shtator. Në konferencën e fundit data në shtator ishte data më e hershme e parashikuar. Që atëherë na është bërë e qartë. Jemi në fazën kritike të këtij procesi dhe parashikojmë të vazhdojmë deri në shtator të vitit 2021. Parashtrimi ynë do të mbetet siç ka qenë. Do t’i bëjmë parashtrimet lidhur me kohën e propozuar dhe dorëzimin e dosjes paraprake ”,– ka thënë prokurorja.

Avokati Prosper ka thënë se ka mbetur pa fjalë. Sipas tij Prokuroria kërkon që të kenë durim, por ai pyet, përse janë ata aty nëse ata nuk janë gati.

Të akuzuarit kanë të drejtë të dinë pse akuzohen dhe ne nuk e dimë. Prokuroria thotë se janë duke bërë hetime të cilat do të vazhdojnë në një të ardhme të parashikueshme. Unë mund të flas edhe për vitin 2030. Ne duhet ta dimë se për çfarë afati bëhet fjalë. Këta njerëz janë privuar nga liria. Të gjithë klientët tanë rrinë larg familjeve pse prokuroria nuk është gati. Derisa prokuroria vazhdon hetimet atëherë duhet t’i kthehemi çështjes së lirimit të klientëve tanë derisa Prokuroria të jetë gati”,- ka thënë.

Ai ka thënë se duke lejuar që të ndodhë kjo gjë, ky institucion do të njolloset.

Dhomat e Specializuara pretendojnë se për këto krime, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së.

Lajmi kryesor/ Kosova në Hagë/ Mbyllet konferenca ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, mbrojtja kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK, prokuroria: Në shtator fillon gjykimi

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage nicola giu rexhep selimi hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage nicola giu rexhep selimi

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 10:28

GREQI– 36-vjeçari nga Gjeorgjia, i vetmi i arrestuar për vrasjen e Caroline Crouch, është marrë sot në pyetje nga hetuesit. Media greke “Kathimerimi” ka ...

Bota 19 Maj 2021, 09:44

IZRAEL– Prapa skenave, udhëheqësit botërorë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare po punojnë për të provuar dhe ndërmjetësuar një armëpushim. Ndërsa luftimet va...