Bota

Mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kërkojnë materialet, Prokuroria thotë se ato do të jenë të gatshme në

19 Maj 2021, 10:47 Nga DOSJA
Mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kërkojnë

HAGË– Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se deri në qershor do t’i kenë të plota materialet e dëshmitarëve për krerët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Telegrafit, në konferencën e pestë të ecurisë së çështjes, Zyra e Prokurorit të Specializuar theksuan se janë të vetëdijshëm për afatet kohore.

Ne jemi të vetëdijshëm për kohën dhe për afatet kohore që duhet respektuar. Jemi rreth dy muaj larg nga 23 korrik. Kur është e mundur do të nxjerrim pakot e plotë të dëshmitarëve, dhe shpresojmë të jemi gati t’i japim materialet në qershor”,– theksoi ZPS.

Ndërkaq, mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit theksuan se materialet duhet të kenë më herët, në mënyrë që të kenë kohë të përgatiten për mbrojtje.

Konferenca e pestë për ecurinë e çështjes është duke vazhduar.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Lajmi kryesor/ Kosova në Hagë/ Mbyllet konferenca ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, mbrojtja kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK, prokuroria: Në shtator fillon gjykimi

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kadri veseli kosova ne hage hashim thaci kadri veseli kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 10:28

GREQI– 36-vjeçari nga Gjeorgjia, i vetmi i arrestuar për vrasjen e Caroline Crouch, është marrë sot në pyetje nga hetuesit. Media greke “Kathimerimi” ka ...

Bota 19 Maj 2021, 09:44

IZRAEL– Prapa skenave, udhëheqësit botërorë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare po punojnë për të provuar dhe ndërmjetësuar një armëpushim. Ndërsa luftimet va...