Politike

VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH i fut në listën e zezë! Anthony Blinken: I korruptu

19 Maj 2021, 12:10 Nga DOSJA
VENDIMI/ Sali Berisha dhe familja e tij shpallen non-grata në SHBA, DASH i

TIRANË- Anthony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit ka shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. Lajmi është dhënë në Twitter nga vetë Blinken, i cili sqaron se motivacioni është i qartë dhe lidhet me veprimet e ish-kryeministrit që sipas tij kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Berisha është shpallur non-grata bashkë me familjen e tij. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali Shkëlzeni, janë shpallur gjithashtu të padëshiruar në SHBA.

REAGIMI I PLOTË I ANTHONY BLINKEN

Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë përcaktoj Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne mbetemi të bashkuar kundër Korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.

Former President of Albania Sali Berisha’s corrupt acts undermined democracy in Albania. I am publicly designating Berisha and his immediate family members as ineligible for entry into the United States. We remain #UnitedAgainstCorruption with our partners in Albania.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 19, 2021

 

Blinken ka shpallur në Twitter gjithashtu edhe vendimin e plotë të DASH.

Por pse DASH shpall Berishën non-grata?

Në një deklaratë të detajuar, DASH sqaron se Berisha si ish-kryeministër ka qenë i përfshirë në vepra korruptive, ka shpërdoruar fondet publike dhe ka përdorur pushtetin për të pasuruar aleatët e tij. Me nota tejet të ashpra, DASH thekson se “retorika e ish-kryeministrit” tregon se kërkon të mbrojë veten dhe aleatët për të penguar hetimin. DASH konfirmon se duhet një llogaridhënie duke nëkuptuar kështu nevojën për një hetim në Shqipëri.

VENDIMI I DASH PËR SALI BERISHËN:

Sot, unë jam duke shpallur non-grata Sali Berishën, ish-president i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-deputet i Shqipërisë për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion. Në cilësinë e tij, si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve për dhe marrje të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Kjo shpallje është bërë nën Seksionin 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme, dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve Akti i Ndarjes, 2021. Përveç Berishës, unë po ndaloj hyrjen në SHBA publikisht për bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajzën, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritetin e tij si në këtë rast për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.

Si u prit ky vendim nga politika në Shqipëri? 

Vetë ish-kryeministri Berisha e konsideron pa asnjë bazë konkrete këtë vendim dhe kërkon që SHBA-të të publikojnë çdo fakt apo dokument që administrate e tyre disponon për të argumetuar pretendimin e tyre mbi të.  Ish-kreu i qeverisë shton me siguri se as ai dhe asnjë nga pjesëtarët e familjes Berisha nuk kanë qenë nën akuzë për korrupsion apo abuzim me fondet publike nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër.

Nga radhët e bluve ka reaguar edhe numri dy i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili e konsideroi këtë vendim si një ndëshkim pas qëndrimit që ka mbajtur Berisha kundër ndarjes së Kosovës. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Bledi Kasmi, kryeredaktor i Rilindjes Demokratike. Ndërsa Shehu shkruan se Berisha është miku më pro-amerikan që ai ka njohur. Në mbrojtje të Berishës ka dalë edhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha, Berat Buzhala e Julian Deda.

Ndërsa në radhët e PS-së mungon reagimi i kryeministrit Edi Rama. Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ish-ministri Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla e e kanë konsideruar të drejtë këtë vendim, duke e cilësuar si nisjen e një epoke ku do të bëhet drejtësi. Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar Presidentin Ilir Meta, i cili gjithashtu nuk ka reaguar ende…

(f.g;k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike anthony blinken sali berisha shpallet non-grata anthony blinken sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll