Dita e 10 e luftimeve/ Izraeli emëron shefin e Hamasit si objektivin kryesor
IZRAEL– Izraeli e ka emëruar shefin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif si një nga synimet e tij kryesore.
Një zëdhënës i ushtrisë, gjenerali i brigadës, Hidai Zilberman, tha më herët se gjatë gjithë operacionit ata kanë provuar të vrasin Mohammed Deif.
”Ne jemi përpjekur ta vrasim atë disa herë.”- shtoi ai.
Sipas BBC, ai nuk dha detaje të mëtejshme, por raportet e medias sugjerojnë që Deif ka arritur t’i shpëtojë sulmeve të fundit ajrore izraelite. Deif është kreu i krahut ushtarak të Hamasit, Brigadat Izzedine al-Qassam dhe ka qenë në krye të listës së “më të kërkuarve” të Izraelit për vite me rradhë.
Ai mendohet se u ka shpëtuar për pak përpjekjeve të ushtrisë izraelite për ta vrarë atë në disa raste, përfshirë dhe konfliktin e fundit të madh në 2014 kur gruaja e tij dhe një nga fëmijët e tij u vranë.
Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Të dhënat: Rreth 60% e të gjitha dozave të vaksinave janë shpërndarë në vetëm 3 vende
BOTË– Sipas shifrave të fundit më shumë se 1,500,017,337 doza vaksinash janë administruar deri tani në 210 vende dhe territore.Sipas Guardian, gati t...
FOTO/ Si u veshën të pranishmit në gjysmë-finalen e ‘Eurovizion 2021’?
ROTTERDAM– Mbrëmjen e djeshme u mbyll me sukses nata e parë e festivalit më të madh muzikor në Evropë, “Eurovision”.Nga 16 shtete të cilat ishin pjesë e g...
Nancy Pelosi thirrje për një bojkot diplomatik amerikan të Lojërave Olimpike Pekin 2022
SHBA– Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi bëri thirrje të martën për një bojkot diplomatik amerikan të Lojërave Olimpike Dimërore 2022 ...
Aksioni për kapjen e 400 kg drogë në Kosovë, reagon për herë të parë DEA: Hetimi ishte një përpjekje e përbashkët e
KOSOVË- Agjencia Federale Amerikane e Anti-Drogës (DEA) ka konfirmuar se kapja e 400 kilogramëve kokainë në Lipjan të Kosovës ishte rezultat i një veprimi ...
”E palogjikshme dhe gënjeshtër’’, Turqia hedh poshtë akuzat e SHBA-së për Anti-semitizëm në deklaratat e Erdogan
TURQI– Turqia të mërkurën hodhi poshtë akuzat nga Shtetet e Bashkuara se Presidenti i vendit, Rexhep Tajip Erdogan bëri vërejtje “antisemitike” në kritikat e ti...
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Edhe pse kanë kaluar 5 vjet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk po zba
KOSOVË– Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka kritikuar institucionet kosovare për moszbatimi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën në...
Gjermania dhe Jordania mbështesin iniciativën për një armëpushim midis Izraelit dhe Palestinës
GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II ranë dakord në një telefonatë për të mbështetur iniciativat për “një...
Negociatat, Luigi Di Maio: Vonesat për Tiranën dhe Shkupin, të pajustifikueshme! Lënia e Ballkanit Perëndimor jashtë BE, d
ITALI– Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka komentuar idenë dhe deklaratat e presidentit slloven Pahor mbi integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimo...