Bota

Aksioni për kapjen e 400 kg drogë në Kosovë, reagon për herë të parë DEA: Hetimi ishte një përpjekje e përbashkët e

19 Maj 2021, 09:52 Nga DOSJA
Aksioni për kapjen e 400 kg drogë në Kosovë, reagon për

KOSOVË- Agjencia Federale Amerikane e Anti-Drogës (DEA) ka konfirmuar se kapja e 400 kilogramëve kokainë në Lipjan të Kosovës ishte rezultat i një veprimi të përbashkët me disa polici dhe shërbime rajonale.

Hetimi ishte një përpjekje e përbashkët e shumë agjencive shumëkombëshe që synonte krimin e organizuar transnacional. Shërbimet e “Guardia di Financa” nga Italia, Policia e Shtetit Shqiptar, SPAK nga Shqipëria, Policia e Kosovës dhe DEA (zyrat në Romë dhe Athine) ishin të përfshirë”,- thuhet në përgjigje të një zëdhënësi të DEA-s.

Sipas tij, bashkëpunimi midis këtyre shërbimeve ka luajtur rol kryesor në këtë rast që çoi në identifikimin dhe sekuestrimin e 400 kilogramëve kokainë dhe arrestimin e shtatë personave.

Kokaina u kap dy ditë më parë në Lipjan, në një kamion transportues nga Amerika Latine nëpërmjet portit të Durrësit në Shqipëri.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dea kapet 400 kg kokaine ne kosove dea kapet 400 kg kokaine ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 09:44

IZRAEL– Prapa skenave, udhëheqësit botërorë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare po punojnë për të provuar dhe ndërmjetësuar një armëpushim. Ndërsa luftimet va...