Bota

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Edhe pse kanë kaluar 5 vjet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk po zba

19 Maj 2021, 09:04 Nga DOSJA
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Edhe pse kanë

KOSOVË– Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka kritikuar institucionet kosovare për moszbatimi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën në Manastirin e Deçanit.

Szunyong ka shkruar në Twitter se i vjen keq që edhe pas 5 viteve të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ai ende s’po zbatohet.

“Më vjen keq që 5 vjet që kur Gjykata Kushtetuese vendosi mbi mosmarrëveshjen e tokës në Deçan,  vendimi ende nuk po zbatohet. Kosova mund të ecë përpara vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik”,- ka shkruar ai.

I regret that 5 years since the Constitutional Court ruled on land dispute in #Decan/i, the ruling is still not being implemented. Kosovo can move forward only by upholding the rule of law as a fundamental democratic principle. pic.twitter.com/wpJVhnkmmi

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 19, 2021

Ndërkaq dje, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i kanë dërguar letër Presidentit Ekzekutiv të Europa Nostra në lidhje me përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Europë

Në letër thuhet se vendimi i Europa Nostra është i padrejtë dhe i ndikuar politikisht

Jemi të bindur që ky vendim është i pabazuar, pasi nuk përkon me faktet në terren. Për më shumë, vendimi është qartësisht i ndikuar politikisht, një praktikë e paprecedentë në historinë me reputacion të lartë të Europa Nostra”, – thuhet në letrën e dy ministrave.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla-schwartz hajrulla çeku manastiri i decanit tomas szunyog donika gërvalla-schwartz hajrulla çeku manastiri i decanit tomas szunyog

Sondazh

Poll