Bota

Gjermania dhe Jordania mbështesin iniciativën për një armëpushim midis Izraelit dhe Palestinës

19 Maj 2021, 08:53 Nga DOSJA
Gjermania dhe Jordania mbështesin iniciativën për një

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II ranë dakord në një telefonatë për të mbështetur iniciativat për “një armëpushim të shpejtë” midis Izraelit dhe Palestinës, tha të martën një zëdhënës i qeverisë.

Të dy ranë dakord që iniciativat për një armëpushim të shpejtë duhet të mbështeten në mënyrë që të krijojnë kushtet për rinisjen e negociatave politike,”– tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në një deklaratë.

Të paktën 213 palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe 1,442 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 10 maj, sipas autoriteteve palestineze.

Dhjetë izraelitë gjithashtu janë vrarë në zjarr me raketa nga Rripi i Gazës në Izrael.

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan.

Lajmi kryesor/ 10 ditë LUFTË! Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës shënon 220 viktima, në pak minuta hidhen 122 bomba në Gaza. Save the Children ngre alarmin: Krizë e trefishtë për fëmijët

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abdullah ii angela merkel lufta izrael-palestine steffen-seibert abdullah ii angela merkel lufta izrael-palestine steffen-seibert

Sondazh

Poll