Bota

Negociatat, Luigi Di Maio: Vonesat për Tiranën dhe Shkupin, të pajustifikueshme! Lënia e Ballkanit Perëndimor jashtë BE, d

19 Maj 2021, 08:39 Nga DOSJA
Negociatat, Luigi Di Maio: Vonesat për Tiranën dhe Shkupin, të

ITALI– Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka komentuar idenë dhe deklaratat e presidentit slloven Pahor mbi integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në të njëjtë kohë.

Hyrja e të gjitha vendeve të Ballkanit është një qëllim ambicioz, por sigurisht i realizueshëm dhe Italia është gati për ta arritur atë. Vendet e rajonit duhet të përballen me sfida komplekse, por të domosdoshme. Secili do të përfundojë rrugën sipas aftësive të tyre, por është thelbësore që të gjithë ta arrijnë këtë qëllim strategjik “.– tha Di Maio.

Sipas mediave italiane, ai theksoi se në Bruksel të gjithë vendet anëtare nuk e shohin Ballkanin si një ‘lagje’ të tyre por dera e BE-së është e hapur për të gjithë në momentin që plotësohen kushtet.

Lënia e këtyre vendeve jashtë BE do të ishte një gabim me rëndësi historike, një miopi e pajustifikuar politike që do të favorizonte palët e treta jo domosdoshmërisht të interesuara për integrimin e plotë të rajonit në Bashkim”– tha Di Maio.

Sipas tij nëse kjo ndodh leva më e rëndësishme në dispozicioni do të humbi për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të shpërndarë nyjet politike që bllokojnë ende sot potencialin e jashtëzakonshëm të zonës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ballkani perendimor integrimi i shqiperise ne be luigi di maio ballkani perendimor integrimi i shqiperise ne be luigi di maio

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 06:57

KOSOVË– Ditën e sotme është zhvilluar konferenca e pestë në Gjykatën Speciale, për çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexh...