Politike

Shkeljet në GJIROKASTËR/ Zbardhen detaje në KAS, pse dyshohet se u votua dy herë! Operatorët vendosën gishtin e tyre, lajm

19 Maj 2021, 07:44 Nga DOSJA
Shkeljet në GJIROKASTËR/ Zbardhen detaje në KAS, pse dyshohet se

TIRANË– Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku ka sqaruar skemën sesi është verifikuar parregullsia në votimin e bërë në Gjirokastër. Në fjalën e saj, në mbledhjen e KAS, ajo u shpreh se kishin mundur që të verifikonin personat që kanë vendosur më shumë se njëherë shenjën e gishtit mbi pajisjen “PEI” janë pjesë e administratës zgjedhore. Pelinku shtoi se roli i tij mund të ishte; komisioner ose operator.


PJESË NGA BISEDA:

Koli Bele (PS): Në informacionin e dhënë paraprakisht flitet për 14 raste të përdorura ngë Gjirokastër, të identifikuara nga PEJ si të dyshuara. I njëjti person është identifikuar dy herë. A identifikohen këto persona konkretisht?

Nënkomisionerja Lealba Pelinku: Bëhet fjalë për të njëjtin person që me të njëjtin dokument ka depozituar shenjën e gishtit dhe dyshohet se është paraqitur në një qendër tjetër votimi. Pastaj ka shkuar në një qendër tjetër votimi. E njëjta gjë edhe për rastin tjetër. Bëhet fjalë për 2 persona.

Koli Bele (PS): Si ka ndodhur që sistemi e ka pranuar?

Nënkomisionerja Lealba Pelinku: Bëhet fjalë për persona që i përkasin administratës zgjedhore, ose Komisionerë, ose operatori. Çdo pajisje në QV ka pasur listën e zgjedhësve të asaj qendre votimi. Supozojmë që pasi mbasi e ushtruan të drejtën e tyre në qendrën si komisionerë, janë paraqitur në QV ku kanë qenë të regjistruar në listën e zgjedhësve.

Koli Bele (PS): Janë 12 shenja që janë përdorur për identifikimin e 70 zgjedhësve. Në tabelën Exel janë evidentuar 3 raste, pra është QV nr 4240. Një nga rastet sipas jush është administratë zgjedhore. Citoni që është operatori që ka përdorur 19 ose 20 herë shenjën e gishtit.

Nënkomisionerja Lealba Pelinku: Për nënshkrim është përdorur shenja e gishtit. Nuk e përcaktojmë dot se e cilit individ është. Nga të dhënat e kryqëzimit një nga numrat e identifikimit është i operatorit. E kemi këtë të dhënë. Në këto kushte na lind e drejta të dyshojmë. KQZ nuk e verifikon dot se kujt i takon ajo shenjë gishti. Kjo do të jetë objekt i një hetimi në vazhdim për t’u verifikuar.

Koli Bele (PS): Kur nuk lexohet shenja e një gishti?

Nënkomisionerja Lealba Pelinku: Tentohet 7 herë me secilin gisht. Nga informacionet paraprake nga vetë operatorët na është bërë me dije se kanë pasur vështirësi, ata vetë me justifikimin për të përshpejtuar procesin kanë vijuar ata vetë me vendosjen e shenjës së gishtit. Ky informacion na ka ardhur në rrugë telefonike gjatë ditës së zgjedhjeve.

Lajmi kryesor: Mblidhet KAS/ Nënkomisionerja e PD rrëzon pretendimet për votim të dyfishtë: Rastet janë nga administrata e KQZ. LSI “kërcënon”, Kaziaj-Rusmajlit: Do të përjashtohesh!

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 19 maj 2021 lealba pelinku kas 19 maj 2021 lealba pelinku

Sondazh

Poll