Politike

KQZ “lan duart”/ Nënkomisionerja përplaset me Ilir Rusmajlin për shkeljet në Gjirokastër, Pelinku ngre supet: Ne i mbyl

19 Maj 2021, 07:52 Nga DOSJA
KQZ “lan duart”/ Nënkomisionerja përplaset me Ilir

TIRANË– Debat në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve mes nënkomisioneres Lealba Pelinku dhe anëtarit Ilir Rusmajli. Ky i fundit ka kërkuar të dijë identitetin dhe rolin e personit që ka votuar dy herë, ndërsa Pelinku i është kundërpërgjigjur se kjo është detyrë e Prokurorisë, e cila do të analizojë gjurmët e gishtave dhe pamjet filmike të Qendrës së Votimit.


DEBATI NË KAS:

Ilir Rusmajli (PS): Rasje përputhjesh keni pasur?

Nënkomisionerja Lealba Pelinku:  Sipas të dhënëve të sistemit ka një ngjashmëri të shenjave të gishtit. Kanë qenë parametra e një filtri të lartë. Shprehemi për dyshim sepse duhet ta verifikojë prokuroria. Të dhënat e gishtrinjve i ka kompania ALEAT. Prokuroria mund t’i verifikojë.

Ilir Rusmajli (PS): Për Gjirokastrën a ka pasur përputhje, apo vetëm ngjashmëri?

Nënkomisionerja Lealba Pelinku:  Sipas sistemit janë përputhje.

Ilir Rusmajli (PS): Janë përputhje apo dyshime?

Nënkomisionerja Lealba Pelinku: Sipas sistemit janë përputhje. Nga pikëpamja ligjore nuk mund të shprehemi. Nga pikëpamja e makinës janë përputhje.

Ilir Rusmajli (PS): Ju thatë se hetimi deritanishëm nuk është përfundimtar, do ketë nevojë për hetime të mëtejshme?

Nënkomisionerja Lealba Pelinku:  Sistemi nuk lejon që në të identifikojnë secilit i takon ajo shenjë gishti. Duhet hetim i thelluar. Duhet të shqyrtohen materialet filmike dhe Prokuroria duhet të bëjë hetimet e saj. Sa i takon KQZ është përfundimtar.

Lajmi kryesor: Mblidhet KAS/ Nënkomisionerja e PD rrëzon pretendimet për votim të dyfishtë: Rastet janë nga administrata e KQZ. LSI “kërcënon”, Kaziaj-Rusmajlit: Do të përjashtohesh!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir rusmajli kas 19 maj 2021 ilir rusmajli kas 19 maj 2021

Sondazh

Poll