Bota

‘Ishte atmosferë e qetë, nuk pati provokime’ Brnabic komenton darkën me liderët ballkanik të shtruar nga Borrel

19 Maj 2021, 07:03 Nga DOSJA
‘Ishte atmosferë e qetë, nuk pati provokime’ Brnabic

SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, pas darkës tradicionale në Bruksel me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se atmosfera ishte e qetë dhe se nuk kishte provokime.

Brnabic tha se nuk ka shkëmbyer asnjë fjali të vetme me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, por që të dy kanë marrë pjesë së bashku në darkë.

Nuk kemi shkëmbyer asnjë fjali të vetme në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kemi marrë pjesë së bashku dhe atmosfera ishte korrekte, nuk kishte provokime”,- tha Brnabic.

Sipas Express, e pyetur nëse është folur për “non-papers” gjatë darkës, Brnabic ka pohuar se është folur për këtë çështje por jo në detaje.

Ajo tha se kjo u përmend vetëm si një gjë që mund të lëkundë stabilitetin rajonal të fituar me vështirësi.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ana brnabic dokumenti “non paper” albin kurti ana brnabic dokumenti “non paper”

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 06:57

KOSOVË– Ditën e sotme është zhvilluar konferenca e pestë në Gjykatën Speciale, për çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexh...