Bota

DEBATI midis Europa Nostra dhe Kosovës për Manastirin e Deçanit, Çeku: Na tregoni burimet e konstatimeve tuaja

19 Maj 2021, 07:21 Nga DOSJA
DEBATI midis Europa Nostra dhe Kosovës për Manastirin e

KOSOVË- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot iu është drejtuar me letër organizatës Future for Religious Heritage (shq: E ardhmja për trashëgiminë fetare) e cila kishte nominuar Manastirin e Deçanit për listën e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë” të Europa Nostra.

Në letër, Ministri Çeku liston pyetjet që ka ai dhe i gjithë shteti i Kosovës në lidhje me vendimin e tyre për ta nominuar njërin prej monumenteve më të sigurta në Evropë në listën e më të rrezikuarave.

Letra e plotë:

Të nderuar,

Organizata juaj ka nominuar Manastirin e Deçanit për programin “Shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë” të Europa Nostra. Pas shqyrtimit nga paneli përkatës, Manastiri i Deçanit, ne besojmë, padrejtësisht është përfshirë në listën finale. Një nga të metat kryesore e këtij vendimi të gabuar është faza e nominimit, përkatësisht përmbajtja, argumentet dhe faktet e tekstit të nominimit.

Si organizatë nominuese, ju ftojmë që publikisht të na tregoni burimet e konstatimeve tuaja dhe të na sqaroni disa detaje të rëndësishme të tekstit të nominimit. Konkretisht, ju ftojmë t’i jepni përgjigje pyetjeve në vijim:

– Cili ka qenë burimi i informacionit për sulmin e pretenduar të organizatës terroriste ISIS në Manastirin e Deçanit?

– Kujt saktësisht i referoheni kur përmendni termin “ekstremistë lokalë” dhe në raportet e cilave institucione të sigurisë jeni bazuar në lidhje me katër sulmet e pretenduara?

– Cili ka qenë burimi i informacionit për konstatimin tuaj se në afërsi të dyerve të manastirit planifikohet ndërtimi i një autostrade të madhe ndërkombëtare?

– A jeni në dijeni për marrëveshjen e arritur vitin e kaluar mes palëve (përfshi klerin ortodoks) në lidhje me rrugën, e cila as nuk ka qenë e menduar si autostradë dhe as nuk është ndërtuar?

– Cilat janë burimet e tjera mbi të cilat e keni ndërtuar argumentin tuaj për të nominuar Manastirin e Deçanit?

– Ne besojmë që çështja e manastirit dhe dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të ndërlidhura. A mund të na sqaroni cila është lidhja e pretenduar në tekstin tuaj mes këtyre dyjave?

– A mund të na tregoni se me cilat organizata të shoqërisë civile, institute e profesionistë, institucione e grupe të tjera nga Kosova jeni konsultuar për këtë nominim?

– A e keni vizituar Manastirin e Deçanit për të parë nga afër gjendjen reale gjatë procesit të nominimit?

– A keni informacion të mjaftueshëm mbi gjendjen aktuale, situatën e sigurisë, mbrojtjen kushtetuese, ligjore dhe institucionale të Manastirit të Deçanit?

Përgjigjet tuaja do të jenë me interes për gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë. Mezi presim t’i lexojme ato.

Me respekt,

Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Dy organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së trashëgimisë, “Europa Nostra” dhe “E Ardhmja për Trashëgiminë Fetare” kanë përfshirë Manastirin e Deçanit në Kosovë në listën e objekteve që janë në rrezik për vitin 2021, megjithëse ky manastir është në gjendje perfekte dhe nuk kërcënohet nga askush dhe asgjë.

Organizatat citojnë në raportin shoqërues të klasifikimit të këtij manastiri në objekte që janë në rrezik si “ISIS-in, ekstremistët vendorë, ndërtimin e një autostrade, sipas tyre, në dyert e tij dhe ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora europa nostra hajrulla çeku manastiri i decanit europa nostra hajrulla çeku manastiri i decanit

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 06:57

KOSOVË– Ditën e sotme është zhvilluar konferenca e pestë në Gjykatën Speciale, për çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexh...