Bota

Nuk është gjeorgjiani! I vranë gruan para syve, piloti grek përballet me gjeorgjianin, s’e identifikon dot! Policia aksion

19 Maj 2021, 07:02 Nga DOSJA
Nuk është gjeorgjiani! I vranë gruan para syve, piloti grek

GREQI– Zhvillime të reja nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj, më shumë se një javë më parë. Mediat greke kanë bërë me dije se bashkëshorti i saj, piloti 32-vjeçar nuk e ka identifikuar gjeorgjianin e prangosur.

Edhe pasi 36-vjeçari nga Gjeorgjia nisi të fliste në gjuhën nënë, sërish Harallambos Anagnostopoulos nuk mundi të bëntë lidhjen me tre grabitësit që i hynë në shtëpi. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ai do të lihet i lirë. Autoritetet dyshojnë se gjeorgjani ka pasur rolin e informatorit tek anëtarët e tjerë të bandës. 

Gjithashtu hetimet e Policisë Greke janë shtrirë deri në Kretë për të gjetur autorët e vrasjes së 20-vjeçares. Në të gjitha burgjet u kërkua një listë e të burgosurve të liruar përgjatë vitit të kaluar, të cilët kanë punuar për krime të rënda. Po ashtu Policia Greke po përpiqet të sigurojë “informatorë” nëpër burgje që mund të kenë ndonjë ide se cilit grup i përket kjo vrasje.

Sipas informacionve të bëra me dije dyshohet se një prej autorëve është identifikuar dhe dyshohet se është nga Shqipëria, por i dënuar në Greqi për vepra të ndryshme penale. Ai është personi i vetëm që piloti i pa fytyrën, ndaj konsiderohet edhe si “çelësi” i zbardhjes së çështjes. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch grabitje ne greqi caroline crouch grabitje ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 19 Maj 2021, 06:57

KOSOVË– Ditën e sotme është zhvilluar konferenca e pestë në Gjykatën Speciale, për çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexh...