Bota

Darka me Borrell, Rama ‘shkëputet nga grupi’, takon Lajçakun në Bruksel, i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi: Diskutu

18 Maj 2021, 19:22 Nga DOSJA
Darka me Borrell, Rama ‘shkëputet nga grupi’, takon

BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar mbrëmjen e sotme me Kryeministrin Edi Rama. Në një postim në Tëitter, Lajçak është shprehur se ka përgëzuar Ramën për fitoren në zgjedhje si dhe gjatë takimit kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe në rolin e BE-së në këtë rajon. Por nga ana e kryeministrit Rama nuk ka një njoftim mbi këtë takim të papritur me Lajçak.      

“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.

Good to meet again with Prime Minister of Albania, @ediramaal. I congratulated him on his recent election victory and discussed the latest regional developments and the EU’s role in the Western Balkans. pic.twitter.com/RCJY40OVUe

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 18, 2021

Rama është larguar ditën e sotme në Bruksel, pasi është thirrur për darkë nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota edi rama miroslav lajčák edi rama miroslav lajčák

Sondazh

Poll