Bota

E nxorri zbuluar AND-ja! Gjeogjiani mohon përfshirjen në vrasjen e Karolinës në Greqi, pritet të përballet me të shoqin q

18 Maj 2021, 17:41 Nga DOSJA
E nxorri zbuluar AND-ja! Gjeogjiani mohon përfshirjen në vrasjen e

GREQI– Gjeorgjiani që u vu në pranga dy ditë më parë për vrasjen makabre të 20-vjeçares Karolina Crouch, ka mohuar të ketë lidhje me krimin e rëndë. Mediat greke shkruajnë se gjeogjiani, 36 vjeç është shprehur se nuk e ka parë kurrë atë familje.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen në Glyka Nera,”– ka thënë ai, por pritet që të ballafaqohet me bashkëshortin e të ndjerës, Harallambos Anagnostopoulos, i cili ka deklaruar se u ka parë fytyrat grabitësve që i morën jetën të shoqes.

Gjergjiani u prangos teksa tentonte të kalonte kufirin me letra false. AND-ja e të riut tregoi se ai ishte përfshirë edhe në një grabitje të ndodhur më 7 maj në shtëpinë e dy të moshuarve të cilët u dhunuan bashkë me ndihmësin që kishin në banesë.

Nga ana tjetër, sot është zbardhur edhe identiteti i “të shkurtrit”, një nga tre grabitësit që hynë për të vjedhur dhe vranë 20-vjeçaren Caroline Crouch. Bëhet fjalë për një kriminel i njohur shqiptar, i cili është i dënuar më parë për vrasje në tentativë, formimin e një organizate kriminale, grabitje dhe një mori krimesh të tjera dhe së fundmi ka dalë nga burgu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora grabitje ne greqi harallambos anagnostopoulos karolina crouch grabitje ne greqi harallambos anagnostopoulos karolina crouch

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2021, 14:52

KOSOVË– Beqir Kastrati, 40 vjeç, është vrarë me armë zjarri në Pejë. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15 e ...