Bota

Gati një muaj i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i kamarjerit grek, indentifikimi u bë me anë të protezës

18 Maj 2021, 18:00 Nga DOSJA
Gati një muaj i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i kamarjerit grek,

BRITANI- Autoritetet britanike kanë identifikuar trupin e pajetë të gjetur në Bigbury, i cili i takon kamarierit grek  Stathis Anthi. Mediat e huaja raportojnë se trupi u identifikua nga mostra e ADN-së e dhënë nga vëllai i tij, dhe nga protezat.

Stathis Anthi, 33 vjeç nga Athina u zhduk në 8 mars. Në mes të prillit, policia e gjeti trupin e tij në prishje të avancuar dhe filloi procesin e identifikimit, i cili përfundoi në orët e mëparshme.

Avokati i familjes Stavros Georgiou është bashkuar me hetuesin privat George Tsoukalis dhe mjekun Socrates Tsantiris për të zgjidhur misterin e vdekjes së 33 vjeçarit.

“Nga ana jonë, hetimet e para tashmë kanë filluar, ndërsa ne kemi kërkuar një ekzaminim mjeko-ligjor edhe në Greqi. Kjo çështje duhet të sqarohet dhe të gjenden shkaqet e vdekjes,”- tha avokati Stavros Georgiou.

Përgjigjet për shkaqet e vdekjes së tij pritet të jepen nga raporti i ekzaminuesit mjekësor.

(f.i/dosja.a)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota george tsoukalis gjendet trupi i pajetë i stathis anthi socrates tsantiris stavros georgiou george tsoukalis gjendet trupi i pajetë i stathis anthi socrates tsantiris stavros georgiou

Sondazh

Poll