Bota

Mashtroi mbi papunësinë në SHBA, afrikani i arrestuar ka qënë zyrtar qeveritar në shtetin e tij të lindjes 

18 Maj 2021, 18:12 Nga DOSJA
Mashtroi mbi papunësinë në SHBA, afrikani i arrestuar ka

SHBA- Shtetasi nigerian i akuzuar nga SHBA-ja për mashtrim mbi papunësinë, Abidemi Rufai thuhet se ka qënë një zyrtar qeveritar në shtetin e tij të origjinës Ogun. Settletimes shkruan se sipas llogarive të mediave evropiane dhe afrikane, Rufai ishte një ndihmës i guvernatorit të Ogun, Dapo Abiodun.

Rufai u arrestua ditën e premte në mbrëmje nga agjentët federalë në aeroportin John F. Kennedy të Nju Jorkut ndërsa po përgatitej të largohej nga Shtetet e Bashkuara. Rufai u paraqit në gjykatën federale të Shtunën me akuzat se përdori identitetin e më shumë se 100 banorëve të Uashingtonit për të vjedhur më shumë se 350,000 dollarë në përfitimet e papunësisë nga Departamenti i Sigurimit të Punësimit të shtetit të Uashingtonit gjatë pandemisë së Covid-19 vitin e kaluar.

Ndërkohë që pas këtyre lajmeve, guveratori Abiodun e ka pezulluar Rufain nga detyra, si dhe ka hequr të gjitha përgjegjësitë mbi vete për veprimet e Rufait, duke u shprehur se ai është një njëri i rritur si dhe jashtë juridiksionit të tij. 

“Ne morëm lajmin shumë shqetësues të arrestimit të një prej të emëruarve politikë të guvernatorit, z. Abidemi Rufai në Neë York për përfitimet e pretenduara të papunësisë dhe mashtrimet në Shtetet e Bashkuara, këtë mëngjes. Ndërsa guvernatori nuk mund të mbahet përgjegjës për veprimet e një të rrituri, veçanërisht jashtë juridiksionit të Shtetit Ogun dhe Nigerisë, ai ka pezulluar të dyshuarin nga zyra për t’i dhënë mundësi t’i përgjigjet akuzave të ngritura kundër tij,” thuhet të ketë thënë Kunle Somorin, sekretari kryesor i shtypit i Abiodun.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abidemi rufai dapo abiodun abidemi rufai dapo abiodun

Sondazh

Poll