Bota

Shpëtohet dreri në Prizren, kafsha e rrallë kishte rënë në pusetë

18 Maj 2021, 17:52 Nga DOSJA
Shpëtohet dreri në Prizren, kafsha e rrallë kishte rënë

KOSOVË-Një ngjarje e rrallë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren ku një dre është gjendur i bllokuar në një pusetë nga punëtorët e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor”.

Ata kanë arritur ta shpëtojnë frerin e egër dhe e kanë dërguar për trajtim te veterinari. Lajmi është bërë publik në Facebook nga drejtori i Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj.

“Miku im Bardhi sot më njoftoi që me stafin e Hidroregjionit Jugor kishin arritur të shpëtonin një dre i cili kishte ngelur në një nga pusetat tek 40 bunarët. Menjëherë njoftuam organet kompetente dhe dolëm në vendngjarje me ç’rast drerin dorzuam tek Shoqata e Gjahtarëve “Sharri”, të cilët morën përsipër mjekimin e tij deri nesër ku më pas mjekët veterinar do të rekomandojnë për të e lëshuar në natyrë apo jo!”, ka shkruar Muçaj në Facebook duke bashkangjitur edhe fotot e drerit të bllokuar.

Shoqata të ndryshme kohëve të fundit në vende të ndryshme të Kosovës kanë hasur kafshë të rralla që pasurojnë pyjet e Kosovës.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dreri ne kosove dreri ne pusete dreri ne kosove dreri ne pusete

Sondazh

Poll