Aktualitet

“Pa ju tharë ende lotët”/ Artan Hoxha tregon PRAPASKENAT e deklaratave të gruas së Endri Mustafës: Ulëritëse, ka ngel

18 Maj 2021, 18:27 Nga DOSJA
“Pa ju tharë ende lotët”/ Artan Hoxha tregon PRAPASKENAT e

SHKODËR– Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka konsideruar ‘ulëritëse’ faktin që gruaja e Endri Mustafës ka dalë të sigurojë autoritetet se personat që fshihet pas vrasjes së të shoqit, nuk janë as fisi Lici dhe as Bajri.

Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se ajo grua, ende pa iu tharë lotët dhe e mbetur me tre fëmijë jetimë, është nxjerrë aty e detyruar për të dhënë deklaratat që ka bërë. Sipas Hoxhës, kjo gjë tregon se Shkodra është marrë peng nga krimi i organizuar dhe se organet kompetente duhet të reagojnë sa më shpejt.

“Kjo qe ka ndodhur sot ne Shkoder me bashkeshorten e të vrarit Endri Mustafa, as nuk eshte pare dhe as eshte degjuar ndonjehere. Pa u mbushur ende 24 ore nga zbulimi i kufomes se masakruar të burrit në periferi te qytetit, nena e tre femijeve tashme te mbetur jetime, u detyrua të jap jo nje, por dy konferenca shtypi. Kjo nuk eshte e turpshme, kjo eshte uleritese. Pasi te rrembejne ndersa je në kerkim nga policia, të torturojne, të masakrojne, ta flakin kufomen si qen i ngordhur në Livadhe, të lene femijet jetime, të nxjerrin dhe bashkeshorten të mbaje konference shtypi pa iu thare ende lotet… Pamja e terrorizuar e bashkeshortes se Endri Mustafes, ndersa perpiqej të justifikonte para mediave vrasesit e te shoqit, eshte fytyra e vertete e sigurise në qytetin e Shkodres tashme të marre peng nga krimi i organizuar… Në keto kushte, qe kjo grua e mbetur me tre femije jetime, të mos detyrohet të jap nje konference të trete shtypi për ndonje tjeter grup kriminal në Shkoder, duhet qe në menyre urgjente dhe te menjehershme, Prokurori i Pergjithshem i Republikes dhe Drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, të marrin nen mbrojtje dhe ti ofrojne siguri të plote familjes se Endri Mustafes, në menyre qe të mos mbetet peng e krimineleve te paprekshem prej vitesh në Shkoder…”- shkruan Hoxha.

Ingrid Mustafa ka dalë dy herë sot në prononcimepër mediat ku ka kërkuar prej tyre që të mos përhapin fjalë. Me bindje të plotë, gruaja e Endri Mustafës ka thënë se pas vrasjes së bashkëshortit të saj nuk fshihet as Ibrahim Lici që është shpallir në kërkim dhe as fisi Bajri. Ajo ka shënjestruar një 15-vjeçar, të cilin e akuzon se ka dijeni për autorin dhe se është personi që e ka nxjerrë në pritë.

LAJM KRYESOR:  ‘Bandat e Shkodrës’ vranë Endri Mustafën, shpallet në kërkim Ibrahim Lici! Babai i del në mbrojtje: Familja e viktimës e di kush është autori, ne i kemi komshi! E veja: 15-vjeçari e nxorri në pritë! Malja: Dëgjova krismat (ZHVILLIMET)

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ingrid mustafa vritet endri mustafa artan hoxha ingrid mustafa vritet endri mustafa

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 16:39

LEZHË– Dosja.al ka mësuar se i dashuri i 15-vjeçares që e ka kërcënuar dhe i ka bërë shantazh të miturës në Lezhë që të kryente marrëdhënie me shokë...