Aktualitet

37 vite në total! GJKKO dënon me 10 vite burg Moisi Habilajn, tre të tjerët me nga 9, grupi përfitoi nga gjykimi i shkurtua

18 Maj 2021, 15:14 Nga DOSJA
37 vite në total! GJKKO dënon me 10 vite burg Moisi Habilajn, tre

TIRANË– Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 37 vite burg në total, katër anëtarët e grupit të Moisi Habilaj. Mësohet se vendimi është dhënë gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme në mungesë të vetë Habilajt, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi u arratis në Itali, teksa ndodhej nën masën “arrest shtëpie”.

Sipas vendimit të siguruar nga Dosja.al, Habilaj është shpallur fajtor për tre vepra penale duke u dënuar me 15 vite burg në total, por duke aplikuar nenin 46 të Kodit Penal, është bërë ulja e dënimit me një të tretën dhe përfundimisht, i pandehuri Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burgim.

Nezar Seiti, i njohur si financieri i grupit është dënuar në total me 9 vite burg për të njëjtat akuza. Të njëjtin dënim kanë marrë edhe dy anëtarët e tjerë të grupit, Meridian Sula e Fatmir Minaj. Edhe Seiti, Sula e Minaj kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Në seacnën e mbajtur në mars të këtij viti, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, kërkoi 63 vite burg në total për grupin e Habilajve.  Prokurorët e SPAK kërkuan 18 vite burg për Moisi Habilajn, edhe pse ky i fundit është në arrati që prej dhjetorit të vitit të shkuar. Ndërsa për Nazer Seitin, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn, hetuesit kërkuan nga 15 vite heqje lirie për secilin.

Grupi Habilaj përbëhet nga nëntë persona që akuzohen akuzohen për: “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve. Ata akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve

I vetmi që ndodhet në Shqipëri është Armando Koçerri, ndërsa të tjerët ndodhen në Itali. Hetimet pë grupin filluan në vitin 2017, pasi në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe që do të trafikohej drejt Italisë. 

Si u arratis Moisi Habilaj?

Habilaj u arratis nën hundën e policisë italiane më 11 janar të këtij viti. Ai ishte lënë në masën ‘arrest shtëpie” në një apartament në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, por kur karabinierët shkuan ta kontrollonin, nuk e gjetën ay.

Habilaj është dënuar edhe nga Gjykata e Apelit e Katanias me 15 vite e 5 muaj burg. Habilaj ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij, dhe para se të zbatohej vendimi i Apelit, u la në “arrest shtëpie”.

Nezar Seiti (gjithashtu i shpallur në kërkim) i konsideruar si financieri i grupit është dënuar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg nga Katania. Kjo e fundit ka dënuar dhe Meridian Sulajn me 8 vite e 4 muaj burg; Antonino Riellan me 14 vite burg; Vincenzo Spampinaton me 10 vite e 2 muaj burg; Angelo Busaçan me 7 vite e 4 muaj burg; Gianluca Passavanin me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë; Giuliano Rosarion 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mijë e 700 euro ndërsa Giuseppe Grebon me 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatmir minaj gjkko denon grupin habilaj meridian sula moisi habilaj nezar seiti fatmir minaj gjkko denon grupin habilaj meridian sula moisi habilaj nezar seiti

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 14:13

TIRANË– Ergys Malja, 15-vjeçari që akuzohet se ka nxjerrë në pritë Endri Mustafën ka treguar takimin e fundit me të. Në dëshminë e tij para gr...

Aktualitet 18 Maj 2021, 13:25

TIRANË– Një burrë është asfikuar mesditën e sotme si pasojë e zjarrit që përfshiu apartamentin ku ajo jeton. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në ...