Aktualitet

Del bilanci i Covid-19, shënohet 1 viktimë dhe 39 raste të reja në Shqipëri

18 Maj 2021, 14:36 Nga DOSJA
Del bilanci i Covid-19, shënohet 1 viktimë dhe 39 raste të reja

TIRANË– 2 mijë e 436 viktima, 126 mijë e 405 të shëruar dhe 3 mijë e 230 raste aktive me Covid-19. Ky është bilanci i koronavirusit në vend kur ka kaluar më shumë se një vit nga nisja e pandemisë. Në njoftimin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se është shënuar vetëm një viktimë, një 72-vjeçare nga Fieri.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3169 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 në Gjirokastër, 4 raste në Shkodër, nga 3 raste në Tiranë, Devoll, Berat, Vau i Dejës, nga 2 raste në Durrës, Fier, Pogradec, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tropojë, Kamëz, Gramsh, Skrapar, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (18 Maj 2021)

Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 71
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,169

Testime totale 682,565
Raste pozitive 132,071
Raste të shëruara 126,405
Raste Aktive 3,230
Humbje jete 2,436

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2509
Korçë 142
Shkodër 132
Fier 74
Lezhë 71
Vlorë 66
Gjirokastër 66
Elbasan 57
Berat 51
Durrës 30
Kukës 20
Dibër 12

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirus në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 14:13

TIRANË– Ergys Malja, 15-vjeçari që akuzohet se ka nxjerrë në pritë Endri Mustafën ka treguar takimin e fundit me të. Në dëshminë e tij para gr...

Aktualitet 18 Maj 2021, 13:25

TIRANË– Një burrë është asfikuar mesditën e sotme si pasojë e zjarrit që përfshiu apartamentin ku ajo jeton. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në ...