Aktualitet

18 Maj 2021, 16:39 Nga DOSJA

LEZHËDosja.al ka mësuar se i dashuri i 15-vjeçares që e ka kërcënuar dhe i ka bërë shantazh të miturës në Lezhë që të kryente marrëdhënie me shokët e tij është 31-vjeçari Artan Kaçorri. Mësihet se historia mes tyre ka nisur nga ngacmimet në rrugë që Kaçorri i bënte të miturës kur e shikonte tkesa shkonte në shkollë.

Pas nisjes së një lidhjeje, dyshja vijuan bashkë por 31-vjeçari e kishte filmuar 15-vjeçaren teksa kryente marrëdhënie. Nën presionin se do t’i shpërndante videot, Kaçorri e ka kërcënuar të dashurën e tij dhe i ka kërkuar që të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me shokët e tij.

“Po nuk bëre seks me shokët e mi, do të të publikoj videot,”– mësohet t’i ketë thënë ai dhe e mitura ka pranuar.

Tashmë, Artan Kaçorri 31-vjeç, Albert Molla, Ermal Tarazhi 30-vjeç, Nike Lleshi 44-vjeç dhe 17 vjeçari Adrian Gjikola, janë vënë në pranga.  Ka qënë vetë e mitura ajo e cila ka bërë denoncimin në polici ditën e djeshme, e shtyrë nga e ëma e cila i kishte parë mesazhet kërcënuese në telefon. E mitura do të merret nën kujdesin e Shërbimeve Sociale, pasi pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet #albert finney #ndahet nga jeta #the entertainer adrian gjikola artan kacorri ermal tarazhi mike lleshi perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe #albert finney #ndahet nga jeta #the entertainer adrian gjikola artan kacorri ermal tarazhi mike lleshi perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Maj 2021, 14:13

TIRANË– Ergys Malja, 15-vjeçari që akuzohet se ka nxjerrë në pritë Endri Mustafën ka treguar takimin e fundit me të. Në dëshminë e tij para gr...

Aktualitet 18 Maj 2021, 13:25

TIRANË– Një burrë është asfikuar mesditën e sotme si pasojë e zjarrit që përfshiu apartamentin ku ajo jeton. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në ...