Bota

I mbuluar prej dekadash nga uji, zbulohet fshati i humbur poshtë liqenit italian

18 Maj 2021, 16:42 Nga DOSJA
I mbuluar prej dekadash nga uji, zbulohet fshati i humbur poshtë liqenit

ITALI- Fshati i humbur Curon ka dalë nga liqeni italian Resia. Liqeni ka kulluar përkohësisht duke nxjerrë në sipërfaqe gjurmët e fundit të Curon-it. BBC shkruan se  punimet e riparimit në një rezervuar në Itali kanë zbuluan mbetjet e fshatit që ishte zhytur prej dekadash.

Liqeni Resia, në veri të vendit, është i njohur më së shumti për majën e kishës që del nga ujërat e saj të akullta.

Fshati dikur ka qenë shtëpia e qindra njerëzve para se të përmbytej për të krijuar një impiant hidroelektrik në 1950. Më shumë se 160 shtëpi u zhytën, dhe popullsia e Curon u zhvendos edhe pse disa vendosën të qëndronin në fshatin e ri të krijuar afër.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregojnë hapa, bodrume dhe mure mbi atë që normalisht do të ishte shtrati i liqenit, afër kullës më të njohur të kishës të Shekullit 14.

Në ditët e sotme, liqeni është i popullarizuar nga alpinistët në verë, me vizitorët në dimër në gjendje të ecin nëpër sipërfaqen e ngrirë për të arritur në majë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fshati curon del ne siperfaqe liqeni resia fshati curon del ne siperfaqe liqeni resia

Sondazh

Poll

Bota 18 Maj 2021, 14:52

KOSOVË– Beqir Kastrati, 40 vjeç, është vrarë me armë zjarri në Pejë. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15 e ...