Art&Argëtim

Tragjike/ Dy javë pasi u martua, këngëtari brazilian bie nga ballkoni dhe humb jetën

18 Maj 2021, 06:59 Nga DOSJA
Tragjike/ Dy javë pasi u martua, këngëtari brazilian bie nga

BRAZIL– Këngëtari brazilian funk, Kevin Nascimento Bueno, i njohur më mirë si MC Kevin, ka vdekur pasi ra nga një dritare hoteli të Dielën në Rio de Janeiro. Ai ishte 23 vjeç.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se muzikanti ra nga ballkoni i katit të 11-të të një hoteli të vendosur në Barra da Tijuca, në Zonën Perëndimore të Rio. Ai pësoi dëmtime serioze dhe u dërgua në spitalin Miguel Couto, në Gavea, ku u shpall i vdekur.

Fatkeqësisht, pacienti Kevin Bueno nuk rezistoi dhe vdiq”,- thuhet në një deklaratë nga autoritetet e botuar në shtypin lokal të lajmeve.

Nascimento ishte martuar me Deolane Bezerra vetëm disa javë më parë. Bezerra konfirmoi lajmin për vdekjen e burrit të saj në Instagram.

Ti je dhe do të jesh gjithmonë dashuria e jetës sime. Dashuria më e bukur që kam pasur ndonjëherë, njeriu që më donte dhe admironte më shumë. Shko me Zotin, zemra ime! Unë do të të dua gjithmonë“.- shkroi ajo.

MC Kevin kishte pothuajse 9 milion ndjekës në Instagram dhe ishte i njohur për hite të tilla si “Dentro do Carro” dhe “Foda-Se a Ex”.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz deolane bezerra kevin nascimento bueno deolane bezerra kevin nascimento bueno

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Maj 2021, 19:14

TIRANË- Shtëpia më e famshme e Shqipërisë se shpejti do te rihapë dyert per banoret e saj. Por kete radhe ka një ndryshim, aspak te vogël… ata janë te gjit...