Politike

LSI denoncon, Çela: Kutia ku futi dje duart KQZ me probleme, masakra e procesit vazhdon!

18 Maj 2021, 11:30 Nga DOSJA
LSI denoncon, Çela: Kutia ku futi dje duart KQZ me probleme, masakra e

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar sot se edhe pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hapte kutitë për të parë problematikat e raportuara në KAS, edhe në këtë institucion ka patur shkelje. Ardit Çela, kandidat i LSI denoncon se në QV.3445 në qytetin e Beratit, në procesverbalin e marrjes në dorëzim ishin 738 fletë votimi të tërhequra, ndërsa në procesverbalin e mbylljes së votimit ishin 700 fletë votimi.

DENONCIMI I PLOTË I LSI: 

Perla e radhës nga QV. 3445, kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakren e procesit. Ne procesverbalin e marrjes ne dorezim raportohen 738 flete votimi te terhequra!
Ne procesverbalin e mbylljes se votimit raportohen 700 flete votimi!
Nderkohe qe raportohen 310 votues, dhe flete votimi 314.
A keni akoma dyshime?

Në cilën fazë ndodhet procesi?

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare 2021, opozita ka ankimuar rezultatin në KAS. PD kërkon rivotim në 9 qarqe pasi pretendon se votat janë blerë, ndërsa LSI kërkon rivlerësim dhe rinumërim të kutive për 5 qarqe. KAS ka rrëzuar kërkesën e PD në tri qarqe, Gjirokastër, Berat dhe Vlorë, ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI. Nga hapja e kutive siç kërkoi LSI është provuar një nga pretendimet se regjistri elektronik mungon dhe se në shumë kuti, janë më shumë fletë votimi sesa numërues. Probleme të të njëjtës natyrë janë hasur edhe në Gjirokastër, ndërsa KAS e ka shtyrë vendimin për marrjen parasysh të këtyre problematikave të gjetura në kuti për ditën e mërkurë.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ankimimi i lsi ne kas ardit cela kas 17 maj 2021 ankimimi i lsi ne kas ardit cela kas 17 maj 2021

Sondazh

Poll