Politike

Përballja në Kushtetuese/ Përfaqësuesi i Metës rrëzon pretendimet e qeverisë: Uzurpimi i kompetencave nga Ilir Meta nuk q

18 Maj 2021, 10:31 Nga DOSJA
Përballja në Kushtetuese/ Përfaqësuesi i Metës

TIRANE- Përfaqësuesi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Bledar Dervishaj i mohoi pretendimet e qeverisë shqiptare se me mosdekretimin e Gent Cakajt, kreu i shtetit uzurpoi kompetencat e kryeministrit. Në seancën e zhvilluar sot në gjykatën Kushtetuese, ku po diskutohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes kryeministrit dhe presidentit, Dervishaj tha se Meta nuk ka përplasje me kryeministrin.

“Pretendimi për uzurpim kompetencash i kryeministrit, nuk qëndron. Presidenti  as nuk ka dhe as ka patur mosmarrëveshje institucionale me kryeministrin”, deklaroi Bledar Dervishaj.

Seanca në Gjykatë po zhvillohet sot dhe ankimimi është bërë nga kryeministri Edi Rama që kërkon intepretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave, referuar rastit të ministrit të shkarkuar tashmë, Gent Cakaj.

Lajmi kryesor: Ngërçi për Gent Cakajn/ Rama dhe Meta “përballen” sot në Gjykatën Kushtetuese, Kokona: Presidenti tejkaloi tagrin e tij

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledar dervishaj dekretimi i cakajt edi rama gjykata kushtetuese ilir meta bledar dervishaj dekretimi i cakajt edi rama gjykata kushtetuese ilir meta

Sondazh

Poll