Politike

Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, Yuri Kim: DEA amerikane, rol të rëndësishëm kundër trafikantëve të drogës dhe krimi

18 Maj 2021, 10:43 Nga DOSJA
Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë, Yuri Kim: DEA amerikane, rol

TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim, ka reaguar pas kapjes së 400 kg kokainë në Kosovë. Përmes një postimi të bërë në Twitter, Kim shkruan se kjo është një arritje që vjen pas një bashkëpunimi të fortë mes SPAK dhe policisë së shtetit shqiptar. Ndër të tjera, Kim shkruan se DEA ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë luftë kundër trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar.

POSTIMI:

Kapja e djeshme e 400 kg kokainë është rezultat i një bashkëpunimi të fortë midis. SPAK & Policia e Shtetit Shqiptar, me DEA Ëashington DC, luajti një rol të rëndësishëm në këtë luftë kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar.

Droga u sekuestruara mesditën e djeshme në komunën e Lipjanit, ku edhe kishte mbërritur prej gati 2 javësh.Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, duke shtuar se biznesi nuk kishte mjete. 400 kg kokainë u ndoqën nga DEA dhe u lanë të kalonin me urdhërin e tyre, por askush nuk u paraqit të tërhiqte kokainën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kapet 400 kg kokaine ne kosove yuri kim kapet 400 kg kokaine ne kosove yuri kim

Sondazh

Poll