Politike

Zgjedhjet në PD/ Publikohen kriteret për kryetarin e Partisë, duhet kontribut profesional e politik, kohë e gjatë në anët

18 Maj 2021, 09:39 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD/ Publikohen kriteret për kryetarin e Partisë,

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar sot kriteret që duhet të plotësojë çdo kandidat që dëshiron të kandidojë përballë Lulzim Bashës për të marrë drejtimin e PD. Kriteret janë vendosur nga Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike, që drejtohet nga ish-ministri i Bujqësisë në kohën e qeverisë Berisha, Jemin Gjana dhe duhet të plotësohen nga çdo kandidat.

Konkretisht, kandidatët duhet të kenë përparësi në aplikim nisur që nga koha që kanë si anëtar të PD apo që kanë shfaqur simpati, kontributin në fushatat elektorale, promovimin e vlerave që përfaqësojnë PD, kanë reputacion në radhët e anëtarësisë dhe janë aktivë në politikë dhe debatin publik në shoqëri.

Kushdo që plotëson kriteret mund të dorëzojë formularin për kandidim deri më 22 maj 2021 që është edhe afati i fundit përpara zgjedhjeve në PD që do të mbahen më 13 qershor 2021.

NJOFTIM I KOMISIONIT ZGJEDHOR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike me vendimin nr. 1, datë 17.05.2021 ka vendosur që të caktojë modalitetet për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të Partisë Demokratike. Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në:
– kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj;
– kontributit në fushata elektorale;
– kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në;
– aktivizimit në jetën politike e publike të vendit;
– mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe
– reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi.

Çdo kandidat, që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar Formularin e miratuar me vendim të Komisionit. Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri në datën 22 Maj 2021. Formulari gjendet në faqen zyrtare në internet të Partisë Demokratike ose mund të tërhiqet pranë Sekretarisë së Komisionit. Për çdo informacion shtesë lutem kontaktoni me Sekretarinë e Komisionit në numrin +355 4 22 76 920. KOMISIONI ZGJEDHOR SELIA QENDRORE E PARTISË DEMOKRATIKE Bulevardi Zhan D’Ark , Nr 11, Tiranë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike partia demokratike zgjedhjet ne pd partia demokratike zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll