Politike

Ngërçi për Gent Cakajn/ Rama dhe Meta “përballen” në Gjykatën Kushtetuese, Kokona: Presidenti tejkaloi tagrin e tij. D

18 Maj 2021, 08:57 Nga DOSJA
Ngërçi për Gent Cakajn/ Rama dhe Meta

TIRANË– Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot seancën e parë dëgjimore për çështjen e dekretimin e ish-ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, nga ana e presidentit Ilir Meta. Ankimimi në Kushtetuese është bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe pritet që gjykata të shprehet në fund për veprimet e qeverisë dhe ato të presidentit. Seanca e parë ka nisur sot ku është bërë relatimi i çështjes dhe palët kanë dhënë qëndrimet e tyre.

Në fokus të GJK është kërkesa e kryeministrisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Interpretimin kushtetues të nenit 98, pika 1, e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në lidhje me dekretimin e ministrave.

Çfarë ndodhi sot në seancë?

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama nuk ishin të pranishëm në sallë. Ata përfaqësoheshin në seancë nga dy përfaqësues ligjorë. E para që e mori fjalën pas relatimit të trupës gjykuese të GJK, ishte përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona. Sipas saj, Meta refuzoi dekretimin e ish-ministrit Cakaj duke tejkaluar kështu çdo kompetence që Kushtetuta e Shqipërisë parashikon për presidentin e Republikës dhe rolin e tij.

Por përgjigjia i ka ardhur nga Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i tij në këtë konflikt. Dervishaj ka thënë se konflikti institucional nuk ekziston dhe se sipas tij pretendimi për uzurpim kompetencash të Kryeministrit nuk qëndron.

Tashmë Me bërjen funksionale, Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin e saj për një nga çështjet kryesore që mbajti pezull politikën shqiptare për disa muaj. Por pse Ilir Meta nuk pranoi të dekretonte Gent Cakajn, personi i deleguar që nuk u bë kurrë ministër?

Në janar të vitit 2019, kryeministri Edi Rama propozoi si zëvendësuesin e Ditmir Bushatit, Gent Cakajn, shqiptar i Kosovës dhe emri u dërgua për dekretim tek presidenti Ilir Meta. Aty, Cakaj ngeci në rrjetën e skanimit të presidencës.

Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie. Certifikatën e Sigurisë DSIK, Cakaj e mori 24 orë pasi aplikoi, kohë që përkonte me momentin kur qeveria e kishte propozuar për ministër të Jashtëm  Asokohe, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Tëitter, tha se vendimi i presidentit është “jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm”. Ndërkohë që ai nuk u tërhoq dhe në një rast të paprecedent, Rama mbajti edhe postin e Ministrit të Jashtëm edhe të Kryeministrit, ndërsa Cakaj u quajt “ministër i deleguar”, por jo me peshë ligjore.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dekretimi i cakajt edi rama gent cakaj gjykata kushtetuese ilir meta dekretimi i cakajt edi rama gent cakaj gjykata kushtetuese ilir meta

Sondazh

Poll