Politike

Meta nuk u paraqit në Komision! Spartak Braho merr fjalën, kërkon të dijë arsyen: Ky është puç!

18 Maj 2021, 08:57 Nga DOSJA
Meta nuk u paraqit në Komision! Spartak Braho merr fjalën, kërkon

TIRANË– Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, ka pasur disa pakënaqësi nga anëtarët. Ka qënë Spartak Braho ai i cili ka dashur të dijë arsyen se përse Meta nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e ditës së sotme. Ai është shprehur se nëse presidenti nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, atëherë po bën ‘puç’.


PJESË NGA BISEDA:

Spartak Braho: Jam dakort me procedurën që propozoni por ne s’kemi materialin e presidentit përpara.

Alket Hyseni: Do fotokopjohet tani.

Spartak Braho: Para se të vendosim dua të di shkakun e vërtetë pse s’vjen. Më zuri veshi se thatë që nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit.

Ta lexojmë, nëse nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, ky është puç, nuk njeh më republikën parlamentare, kështu është? Na e lexoni edhe një herë të lutem si është.

Alket Hyseni: S’kemi ndërmend të lexojmë gjithe shkresën e Presidentit se është voluminoze, do e keni në dosje, unë perifrazova me fjalët e mia arsyet që ka dhënë, politike e proceduriale, thelbi është që presidenti sot nuk është. Arsyet për të anaizuar pse s’ka ardhur kemi në dorë në vijim.

Shkarkimi i Metës/ Mblidhet Komisioni Hetimor! Presidenti i duhet të ‘mbrohet’ para deputetëve, refuzon të jetë prezent

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 spartak braho shkarkimi i metes 2 spartak braho

Sondazh

Poll