Politike

‘Përballja’ Rama-Meta/ Nis seanca, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti cënoi rëndë parimet, s’ka tagër për të r

18 Maj 2021, 08:35 Nga DOSJA
‘Përballja’ Rama-Meta/ Nis seanca, përfaqësuesja e

TIRANE- Ka nisur përballja e parë e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese. Kjo përballje, e para që shqyrtohet nga GJK pas bërjes funksionale ka në fokus zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit. Ankimimi është bërë nga kryeministri Edi Rama që kërkon intepretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave, referuar rastit të ministrit të shkarkuar tashmë, Gent Cakaj.

Debati në seancë: 

RELATORJA e Gjykatës Kushtetuese: Ilir Meta e refuzoi dekretimin e Gent Cakaj, si ministër i Jashtëm, duke arsyetuar se ka mungesë përvoje. Pas kësaj, Rama ka kërkuar të dekretohet vetë si MJ. 18.01.2019 është dekretuar nga Meta si Ministër i Jashtëm. Sipas kryeministrit, Presidenti ka penguar kryeministri në ushtrimin e detyrave të tij. Presidenti ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit dhe të Kuvendit.

ELIRA KOKONA – Përfaqësuese e qeverise: Përfaqësuese e palës kërkuese, pra Këshillit të Ministrave. Presidentit refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit. Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret. Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve. I shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij. Çështja është aktuale dhe si e tillë duhet shqyrtuar. Mendoj se jemi në kushtet e një mosmarrëveshje aktuale. Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër. Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atrubite që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin. Presidenti tagër kushtetues për të bërë vleresim të emrit që propozohet për Ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin.

Lajmi kryesor: Ngërçi për Gent Cakajn/ Rama dhe Meta “përballen” sot në Gjykatën Kushtetuese, Kokona: Presidenti tejkaloi tagrin e tij

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dekretimi i cakajt edi rama gent cakaj gjykata kushtetuese ilir meta dekretimi i cakajt edi rama gent cakaj gjykata kushtetuese ilir meta

Sondazh

Poll